Zelensky do t'i drejtohet parlamentit Australian

Evropë

Zelensky do t'i drejtohet parlamentit Australian

Nga: H.O. Më: 30 mars 2022 Në ora: 07:23
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t'i drejtohet parlamentit australian me video të enjten, tha Ministri i Punësimit i Australisë, Stuart Robert.

“Ukraina po tregon guxim dhe elasticitet të jashtëzakonshëm teksa duron luftën e paprovokuar të Rusisë”, shtoi ai.

Australia ka furnizuar Ukrainën me ndihma urgjente humanitare me vlerë 65 milionë dollarë. Ajo gjithashtu ka premtuar pajisje mbrojtëse me vlerë 91 milion dollarë, duke thënë se "është e qartë se nevoja e Ukrainës për ndihmë ushtarake mbetet urgjente dhe e vazhdueshme".

Zelensky ka qenë duke iu drejtuar tubimeve të brendshme dhe ndërkombëtare të liderëve politikë, nga OKB-ja dhe Kongresi i SHBA-së deri te parlamenti japonez.

Fjalimet e tij, të cilat shpesh kanë përfunduar me ovacione për të, janë përshkruar si një "luftë informative" për të mbledhur mbështetje për Ukrainën në Perëndim dhe gjetkë.

“Ai di të mishërojë frymën e kombit – jo vetëm në të folur, por edhe në mënyrën se si ai shfaqet, në sfondin e tij, ku flet”, tha një ekspert për BBC së fundmi./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat