Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg ka ftuar sot në përmbajtje rreth vlerësimit të rezultatit të bisedimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase, ka njoftuar agjencia RIA Novosti, transmeton dhe “Bota Sot”.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në vlerësimin e disa qëndrimeve të marra” deklaroi Stoltenberg në intervistën për gazetën franceze “Mond”, duke komentuar paralajmërimin e Rusisë se do ulen në mënyrë drastike aktivitetet ushtarake në rrethin e Kievit dhe Çernigov.
Ai konsideroi se Federata Ruse ka nënvlerësuar mundësinë e rezistencës ukrainase dhe ka vlerësuar forcat e veta, thotë agjencia RIA Novosti.
“Kjo sqaron obligimin e saj për të ndryshuar planet e veta lidhur me zhvillimin e konfliktit” ka shtuar sekretari i NATO-së , njofton “Tanjug”.
Stoltenberg ka thënë se “Ukraina duhet në mënyrë të pavarur rë vendos nëse do të bëhet kandidat për anëtar në aleancë apo do të përqendrohet në statusin neutral.
“Respektojmë vendimet e popullit të pavarur edhe sovran, pa marr parasysh nëse propozon kandidimin për anëtarësim ose jo. Ukraina po ashtu duhet të vendos rreth statusit neutral. Por tërheq vëmendjen se ende nuk flasim për vendim, por vetëm për synim” tha Stoltenberg për gazetën franceze.
Presidenti ukrainas Vladimir Zelenski më herët ka deklaruar se ka ardhur koha që të pranohet se Ukriana nuk do të bëhet anëtare e NATO-së