Ukraina konfirmon: Trupat ruse largohen nga Çernobili

Evropë

Ukraina konfirmon: Trupat ruse largohen nga Çernobili

Nga: G.B Më: 31 mars 2022 Në ora: 16:02
Tanket ruse u fotografuan në objekt, i cili ende përmban material radioaktiv vdekjeprurës

Trupat ruse po largohen nga zona e Çernobilit, thotë agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Nëse është e saktë, kjo do të vërtetonte pretendime të tjera se Rusia po tërheq trupat e saj nga rajoni i Kievit.

Agjencia shton se ndërsa disa trupa mbeten ende në vend, shumica janë nisur drejt kufirit me Bjellorusinë.

Analistët perëndimorë parashikojnë se ndërsa Rusia thotë se tani do të përqendrojë trupat në rajonin e Donbasit, forcat e saj në fakt mund të rigrupohen për më shumë sulme në të gjithë Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat