Presidentja e Parlamentit Evropian do të vizitojë Ukrainën

Evropë

Presidentja e Parlamentit Evropian do të vizitojë Ukrainën

Nga: H.O. Më: 1 prill 2022 Në ora: 06:22
Roberta Metsola

Presidentja e Parlamentit Evropian do të udhëtojë në Ukrainë.

"Rrugës për në Kiev," shkroi Roberta Metsola në një postim në Twitter të enjten.

Detajet e udhëtimit të Metsola dhe me kë do të takohet nuk janë zbuluar "për shkak të shqetësimeve të sigurisë", sipas një zyrtari të parlamentit.

Në fillim të kësaj jave, presidenti tha se ishte "e rëndësishme që Parlamenti Evropian të mbështeste aspiratën e Ukrainës për të qenë një vend kandidat për anëtarësim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat