Zelensky: Situata në Ukrainën lindore mbetet e vështirë

Evropë

Zelensky: Situata në Ukrainën lindore mbetet e vështirë

Nga: A.M Më: 2 prill 2022 Në ora: 01:00
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalimin në orët e vona të natës.

Ai tha se duket se trupat ruse po tërhiqen nga veriu i vendit, duke e përshkruar tërheqjen si "të ngadaltë por të dukshme".

Zelenskyy shtoi se situata në Ukrainën lindore mbetet e vështirë, ndërsa beson se Rusia po përgatitet për sulme të reja në rajonet Donbas dhe Kharkiv, përcjell "Bota sot".

Ndërkohë, duke folur në një intervistë për Fox News, udhëheqësi ukrainas tha se duket se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi po funksionojnë.

Megjithatë, Zelenskyy tha se nevojitet presion i mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat