Trupat e pajetë nëpër rrugë në qytetin afër Kievit

Evropë

Trupat e pajetë nëpër rrugë në qytetin afër Kievit

Nga: M.H. Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP, kanë parë të paktën 20 trupa të shpërndarë përgjatë një rruge të vetme.

Bucha, pak jashtë Kievit, ka dëshmuar disa nga luftimet më të rënda në javët e fundit, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Në pamjet e postuara në internet, trupat u panë përgjatë një rruge në qytet sikur të ishin hedhur nga pjesa e pasme e një kamioni. Të gjithë dukej se ishin të veshur me rroba civile.

Disa i kanë duart e lidhura, me plagë plumbash në kokë.

Pamjet tregojnë ndërtesa banimi me vrima të hapura nga zjarri i predhave dhe makina të dërrmuara që derdhen nëpër rrugë.

Bucha së bashku me Irpin aty pranë - ka parë javë të tëra luftimesh të ashpra, ndërsa rusët u përpoqën të rrethonin kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat