Nëpërmjet Rusisë, refugjatët ukrainas hyjnë në Estoni

Evropë

Nëpërmjet Rusisë, refugjatët ukrainas hyjnë në Estoni

Nga: A.SH Më: 2 prill 2022 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Zyrtarët estonezë thonë se refugjatët ukrainas që mbërrijnë nga Rusia përfshijnë disa të zhvendosur nga Mariupoli i rrethuar në territorin rus, raporton BBC, transmeton “Bota sot”.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për "deportimin" e mijëra civilëve nga Mariupol, një qytet port i shkatërruar nga granatimet ruse. Rusia mohon të detyrojë njerëzit të largohen, por thotë se po kujdeset për mijëra njerëz nga atje.

Indrek Puvi, shefi i policisë së Narvës, në kufirin e Estonisë me Rusinë, tha se rreth 200 refugjatë ukrainas të luftës kishin hyrë çdo ditë në Estoninë e cila është vend anëtar i BE-së. Përveç njerëzve nga Mariupol, kishte refugjatë nga Kherson, Kharkiv dhe qytete të tjera.

Ai i tha transmetuesit publik ERR se disa kishin hyrë vullnetarisht në Rusi sepse nuk kishin mundur të iknin në Ukrainën perëndimore. “Megjithatë, ka pasur edhe njerëz që janë drejtuar me forcë në Rusi dhe janë lejuar të largohen vetë pasi kanë mbërritur atje”, tha ai.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë numrat e evakuuar në Rusi.

Rusia po lufton për të marrë Mariupolin për të lidhur Krimenë me Donbasin. Forcat e saj pushtuan të dy territoret në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat