Hungaria mban zgjedhjet parlamentare

Evropë

Hungaria mban zgjedhjet parlamentare

Më: 3 prill 2022 Në ora: 07:09
Ilustrim

Këtë të diele në Hungari zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nga të cilat, nëpërmjet një sistemi zgjedhor të përzier, proporcional dhe mazhoritar, do të zgjidhen 199 anëtarët e ardhshëm të Parlamentit Hungarez për 4 vitet e ardhshme.

Dita e Zgjedhjeve do të vëzhgohet nga një trupë prej 200 vëzhguesish ndërkombëtarë afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë në grupe të lëvizshme procesin e hapjes së qendrave të votimit, procesin e votimit, mbylljen e qendrave të votimit, si dhe më pas procesin e numërimit të votave dhe atë të transferimit të materialeve zgjedhore.

Për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë angazhuar disa misione ndërkombëtare, ku më të mëdhatë janë ato të ENEMO dhe OSBE/ODIHR.

Duke marrë parasysh kontekstin vendas, ku nuk lejohet që procesi zgjedhor të vëzhgohet nga vëzhgues të pavarur vendorë, roli dhe kontributi i vëzhguesve ndërkombëtarë mbetet i një rëndësie të veçantë dhe tejet thelbësor.

Raporti i Ndërmjetëm i MNZV-së së ENEMO vlerësoi se Zgjedhjet Parlamentare të 3 Prillit 2022 po zhvillohen në një mjedis politik të polarizuar, me një fushatë të karakterizuar nga pabarazi në garë, si rezultat i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, çka çoi në zbehjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe koalicionit qeverisës, si dhe akses të pabarabartë në media. Gjithashtu, ndër të tjera Raporti theksoi se mungesa e një mekanizmi efektiv për kontrollin e financimit të fushatës zgjedhore dhe për rregullimin e fushatës nga palë të treta nuk garanton barazinë mes subjekteve garuese në zgjedhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat