Silvio Berlusconi reagon për herë të parë: Kjo është e papranueshme

Evropë

Silvio Berlusconi reagon për herë të parë: Kjo është e papranueshme

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:07
Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi, lideri i Forza Italia, ka reaguar për herë të parë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai e ka cilësuar situatën në Ukrainë një agresion të papranueshëm ushtarak.

Sipas tij, Italia së bashku me Aleancën e Antlantikut të Veriut, Perëndimin dhe Evropën duhet të bashkëpunojnë për t'i dhënë fund sa më parë konfliktit.

"Përballë konfliktit ne kemi një detyrë të dyfishtë: të punojmë për paqen dhe të bëjmë pjesën tonë me Aleancën Atlantike të Veriut, me Perëndimin dhe Evropën për t'i dhënë fund një agresioni të papranueshëm ushtarak", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat