Ukraina: Forcat ruse po rigrupohen për të goditur Donbasin

Evropë

Ukraina: Forcat ruse po rigrupohen për të goditur Donbasin

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:58
Moska po tërheqë forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një ofensivë të në lindje të Ukrainës

Sergey Nikiforov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit dhe po rigrupohen për të goditur Donbasin.

Nikiforov tha se Moska po tërheqë forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një ofensivë të në lindje të Ukrainës, raporton BBC.

“Ata po tërhiqen nga veriu dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të goditur lindjen, për të rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, ka thënë ai.

Në një fjalim më herët përmes një video-mesazhi, presidenti Zelensky ka njoftuar se Ukraina është duke forcuar mbrojtjen e saj në lindje dhe jug të vendit në përgatitje për përpjekjet ruse për t’i kapur të dyja rajonet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat