Rritje vdekjesh nga pandemia në Finlandë

Evropë

Rritje vdekjesh nga pandemia në Finlandë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Sipas Institutit finlandez të Shëndetit dhe Mirëqënies (THL) , në periudhën janar-mars të këtij viti, si pasojë e infektimit me virusin Korona, në gjithë Finlandën u rregjistruan mbi 1.400 vdekje, ndërkohë që gjatë gjithë vitit të kaluar (2021) nga pandemia Koronë - COVID19 humbën jetën 1.163 vetë gjithsej. Sidomos sivjet, pjesa më e madhe e rasteve kanë qenë persona të pavaksinuar, pacientë mbi 80 vjeç, ose ata me sëmundje të tjera të rënduara më tej edhe nga Korona.

Po të vazhdohet me ritmet e tanishme të infektimit dhe vdekjeve nga Korona, në Finlandë viti 2022 mund të përfundojë me mbi 5.600 vdekje apo afro 5-fishin e një viti më parë!

Gjëndja është shumë më e rëndë në mjaft vënde të tjera.

Për shembull, që nga shfaqja e Koronës më 31 Dhjetor 2019 e deri më 1 Prill 2022, n'Europë humbjet më të mëdha të jetëve janë rregjistruar në Rusi (369.064 vetë), Britaninë e Madhe (165.379), Itali (159.383), Francë (139.089) dhe Gjermani (129.695). Ndërsa në Shqipëri ka pasur vetëm 3.492 vdekje.

Në shkallë botërore, gjatë së njëjtës periudhë nga Korona u prekën 486.761.597 dhe humbën jetën plot 6.142.735 vetë.

Rritja e ndjeshme e numrit të personave të infektuar me Koronën dhe të të vdekurve prej saj shpjegohet me vazhdimin e përhapjes dhe fuqizimit të infeksionit, sidomos pas heqjes krejtësisht apo pjesërisht të masave mbrojtëse, të tilla si përdorimi i maskës, dizinfektimi i duarve, mbajtja e distancës, pastrimi i mjedisit etj. Po kështu, mosvaksinimi përbën një rrezik si për personin e pavaksinuar, ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi.

Nisur nga këto fakte, Organizata Botërore e Shëndetit WHO (dhe krahas saj edhe THL ), ka sugjeruar vaksinimin me dozën e katërt të të moshuarve dhe personave me shëndet të brishtë, të tillë si diabetikët, pacientët e prekur nga sëmundjet e zemrës, mushkërive, mëlçisë, veshkave dhe ata me gjëndje kanceroze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat