Johnson përgëzon Zelensky për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi

Evropë

Johnson përgëzon Zelensky për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi

Nga: A.SH Më: 3 prill 2022 Në ora: 15:56
Boris Johnson

Kryeminsitri britanik Boris Johnson ka uruar presindetin e Ukrianës, Volodymyr Zelensky për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi.

Duke folur në telefon me presidentin e Ukrainës, Johnson gjithashtu pranoi " njerëzve u janë shkaktuar vuajtje të mëdha", raporton BBC, transmeton “Bota sot”.

Ukraina thotë se forcat e saj kanë rimarrë të gjithë rajonin rreth Kievit, pasi Rusia është tërhequr nga aeroporti Hostomel dhe qytetet kryesore të fushëbetejës Irpin dhe Bucha.

Zelensky e quajti Mbretërinë e Bashkuar një “aleat të fuqishëm” në një postim në Twitter në lidhje me bisedën e tij me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat