BE e gatshme të dërgojë hetues për krimet e luftës në Ukrainë

Evropë

BE e gatshme të dërgojë hetues për krimet e luftës në Ukrainë

Nga: M.H. Më: 4 prill 2022 Në ora: 16:30
Ursula von der Leyen thotë se është "e tmerruar" nga raportet për "tmerret të papërshkrueshme" në zona si Bucha

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.

Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".

Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë.

Reagime të mëdha po vazhdojnë edhe gjatë orëve të fundit, duke mos u pajtuar me krime e bëra në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat