Vrau bashkëshorten 20-vjeçare, vrasësi del para Gjykatës

Evropë

Vrau bashkëshorten 20-vjeçare, vrasësi del para Gjykatës

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:05
Babis Anagnostopoulos

Ngjarja  e rëndë në Greqi që tronditi popullin grek, por jo vetëm, ku bashkëshorti vrau gruan 20-vjeçare në sy të fëmijës dhe e kamufloi për javë të tëra si vrasje nga grabitësit, është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave greke.

Ditën e sotme Babis Anagnostopoulos që në orën 09:20 ndodhet në Gjykatë, ku do të shqyrtohet çështja e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch.

Para Gjykatës sot do të dilte edhe nëna e Carolinës, por nuk u lejua për shkak të problemeve që kishte kohët e fundit me shëndetin.

Babai i Carolinës gjithashtu nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat