Kancelari Scholz: Ne duhet të bëjmë më shumë për refugjatët ukrainas

Evropë

Kancelari Scholz: Ne duhet të bëjmë më shumë për refugjatët ukrainas

Nga: V.N Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:05
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka bërë thirrje vendeve të tjera perëndimore më larg Ukrainës që të pranojnë më shumë refugjatë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Boris Johnson, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur në Downing Street të premten, Scholz e përshkroi zhvendosjen e miliona njerëzve nga Ukraina si "një nga pasojat e tmerrshme të kësaj lufte të tmerrshme".

"Shumë vende në Evropë kanë pritur refugjatë, veçanërisht ata përgjatë kufijve [të Ukrainës] - Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Rumania - dhe ne u jemi shumë mirënjohës këtyre vendeve.

.Pjesa më e madhe e refugjatëve ka arritur në Poloni, më shumë se dy milionë. Ne kemi më shumë se 300,000 refugjatë në Gjermani.

.Dhe kjo është arsyeja pse ne do të ishim të lumtur dhe mirënjohës nëse shumë vende do të merrnin pjesë praktikisht në pritjen e refugjatëve, sepse kjo do të jetë një detyrë dhe sfidë e madhe përpara", tha Scholz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat