Trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen nga rajoni Sumy

Evropë

Trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen nga rajoni Sumy

Nga: V.N Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:57
Foto e luftës në Ukrainë

Të premten, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga rajoni verior i Ukrainës Sumy, ndërsa vazhdonin një grumbullim të forcave në lindje të vendit, raporton CNN, transmeton Bota sot.

“Okupatorët rusë tërhoqën plotësisht trupat e tyre nga rajoni i Sumy në Federatën Ruse”, thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm në Facebook.

Ushtria ruse njoftoi më parë se po tërhiqej nga veriu i Ukrainës dhe rreth Kievit për të përqendruar përpjekjet në rajonin lindor të Donbasit.

Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm vuri në dukje gjithashtu se trupat ruse vazhduan një grumbullim në rajonet jugore të Zaporizhzhia dhe Donetskut lindor dhe vazhduan një ofensivë në drejtim të Popasna dhe Severodonetsk, në rajonin lindor të Luhanskut./V.N/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat