Po kërkon mandatin e dytë për president, voton Macron

Evropë

Po kërkon mandatin e dytë për president, voton Macron

Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:00
Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron votoi të dielën, pasi ai po kërkon një mandat të dytë pesëvjeçar.

Sfidë për të mbetet përballja me Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë, të cilën e mundi lehtësisht në balotazhin e 2017-es.

Gara përfshin presidentin aktual Macron dhe 11 kandidatë nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme, raporton AP.

Dy kandidatët kryesorë në raundin e parë të së dielës kualifikohen për balotazhin e 24 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat