Fillon takimi mes kancelarit austriak dhe presidentit rus

Evropë

Fillon takimi mes kancelarit austriak dhe presidentit rus

Nga: V.N Më: 11 prill 2022 Në ora: 15:36
Karl Nehammer

Ka nisur takimi i liderit austriak me homologun rus, raportojnë mediat austriake.

Kancelari Karl Nehammer është lideri i parë i BE-së që takohet me Vladimir Putin që kur Rusia pushtoi Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Austria, e cila nuk është anëtare e NATO-s, ka mbajtur marrëdhënie diplomatike mjaft të përzemërta me Rusinë për dekada të tëra dhe shpesh është përpjekur të portretizohet si një ndërmjetës midis interesave ruse dhe evropiane.

Përpara takimit, Nehammer tha se qëllimi i bisedimeve është të nxisë dialogun midis Moskës dhe Kievit. Ai vizitoi Ukrainën të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat