Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

Evropë

Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

Më: 11 prill 2022 Në ora: 20:13
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg se për shkak të luftës në Ukrainë, e cila synon të ndajë Evropën, është e rëndësishme që BE-ja të mbështetet nga vendet në rrugën e anëtarësimit.

Sipas ministres gjermane, ky ishte një mesazh i veçantë për Serbinë, e cila, sipas saj, duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit, e me këtë edhe sanksione për Rusinë.

“Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”, përfundoi Baerbock.

Ajo shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e BE-së.

Kujtojmë se Serbia e dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por nuk i mbështeti sanksionet e BE-së. Gjithashtu, ambasadori i Serbisë në OKB votoi kohët e fundit për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat