Johnson dhe Sunak hedhin poshtë kërkesat për dorëheqje

Evropë

Johnson dhe Sunak hedhin poshtë kërkesat për dorëheqje

Më: 13 prill 2022 Në ora: 10:26
Kryeministri britanik, Boris Johnson (majtas) dhe kancelari britanik, Rishi Sunak duke folur (djathtas). Fotografi nga arkivi.

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelari britanik, Rishi Sunak, kanë hedhur poshtë thirrjet për të dhënë dorëheqje, pavarësisht se janë gjobitur nga Policia për shkelje të rregullave për luftim të koronavirusit në qershor të vitit 2020.

Johnson, Sunak dhe gruaja e kryeministrit, kanë marrë vërejtje për pjesëmarrje në një festë ditëlindjeje në zyrën e kryeministrisë.

Si rezultat, Johnson është bërë kryeministri i parë në pushtet i Britanisë së Madhe që është sanksionuar për shkelje të ligjit.

Të tre kanë kërkuar falje, mirëpo deputetët opozitarë kanë thënë se Johnson dhe Sunak duket të japin dorëheqje.

Familjet e viktimave kanë thënë se “nuk ka mundësi” që ata të vazhdojnë të kryejnë punën, dhe i kanë konsideruar veprimet e tyre “të paturpshme”.

Të gjithë ministrat e kabinetit kanë përkrahur të dy zyrtarët, duke përfshirë Sekretaren e Jashtme britanike, Liz Truss, e cila ka thënë se ata kanë qenë të angazhuar “për Britaninë në disa fronte”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat