​Presidentët e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë në Kiev

Evropë

​Presidentët e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë në Kiev

Më: 13 prill 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Presidentët e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë arritën sot me tren në Kiev për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi ambasada e Estonisë në Ukrainë në Twitter.

Zelensky tha se Estonia ishte ndër të parat që i erdhi në ndihmë Ukrainës dhe vuri në dukje se Ukraina do t'i jetë gjithmonë mirënjohëse atij vendi për mbështetjen parimore në procesin e integrimit evropian të Ukrainës.

“Unë ju bëj thirrje që të mos hiqni dorë nga avokimi për një bllokadë të plotë të bankave ruse gjatë miratimit të një grupi të ri sanksionesh shumë të rëndësishme kundër Rusisë”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ai deklaroi se "revanshizmi i Rusisë" ka shkatërruar gjithçka që është arritur gjatë dekadave të mëparshme për forcimin e paqes dhe stabilitetit të kombeve evropiane.

“Nëse Evropa humb kohën kot, Rusia do ta përdorë atë për të zgjeruar zonën e luftës në vende të tjera. Unë besoj se vetëm së bashku mund ta parandalojmë këtë," tha Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat