Rusia thotë se mori plotësisht portin e Mariupolit

Evropë

Rusia thotë se mori plotësisht portin e Mariupolit

Nga: A.ZH Më: 13 prill 2022 Në ora: 21:53
Rusia pretendon se porti detar i Mariupolit është tani nën kontrollin e saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë se porti detar i Mariupol është tani nën kontrollin e saj.

Megjithatë, duket se pjesa tjetër e qytetit jugor të Ukrainës është ende e kontestuar, përcjell Bota sot.

Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke, i cili ka dhënë analiza për Sky News, thotë se kjo është "plotësisht e besueshme" dhe është " me siguri" e vërtetë.

Ai beson se Mariupol ka të ngjarë të bjerë "për disa orë, jo ditë" dhe mund të ketë disa zhvillime dramatike brenda natës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat