Rusia pretendon përparime në portin e rrethuar të Mariupolit

Evropë

Rusia pretendon përparime në portin e rrethuar të Mariupolit

Nga: V.N Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:26
Njerëzit kalojnë pranë një ndërtese të shkatërruar në Mariupol më 14 prill

Ushtria ruse pretendoi të premten se kishte bërë përparime në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, vetëm dy ditë pasi njësitë ukrainase të bllokuara në qytet thanë se kishin konsoliduar mbrojtjen e tyre, raporton CNN, transmeton Bota sot.

"Grupimi i trupave ruse dhe njësitë e milicisë popullore të Donjeckut e kanë çliruar plotësisht fabrikën e çelikut Ilyich nga nacionalistët ukrainas si rezultat i ofensivës në qytetin Mariupol," tha në një deklaratë të premten zëdhënësi ushtarak rus, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin e Konashenkov, por komandantët e dy njësive ukrainase që mbronin Mariupolin lëshuan një deklaratë video të mërkurën duke thënë se kishin mundur të konsolidonin forcat brenda qytetit. Denis Prokopenko, komandanti i Regjimentit të Azov, tha se njësia e tij ishte lidhur me trupat nga Brigada e 36-të Detare, por pranoi se disa mbrojtës ukrainas ishin dorëzuar.

Në një deklaratë në fillim të kësaj jave, marinsat ukrainas ishin zotuar se do të luftonin, pavarësisht nga pakësimi i furnizimeve dhe municioneve.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), një institut i pavarur që monitoron fushatën ushtarake ruse në Ukrainë, tha të enjten se trupat ruse "vazhduan sulmet kundër mbrojtjes ukrainase në Mariupolin jugperëndimor dhe lindor më 13 prill, megjithëse ISW nuk mund të konfirmojë asnjë ndryshimet territoriale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat