Ukraina tallet me marinën ruse pas fundosjes së anijes

Evropë

Ukraina tallet me marinën ruse pas fundosjes së anijes

Nga: V.N Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:54
Anija luftarake ruse 'Moskva'

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter duke u tallur me marinën ruse pasi luftanija e saj Moskva u mbyt në Detin e Zi.

“Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i kujton marinës ruse se ngushticat e Detit të Zi janë të mbyllura vetëm për hyrje”, thuhet në një postim në rrjetet sociale.

"Pjesa e flotës suaj që mbetet në det ka ende një rrugëdalje", vazhdohet postimi.

Rusia tha se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve, por Ukraina thotë se kishte në shënjestër kryqëzorin me raketa të prodhuara së fundmi nga ukraina.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat