Klitschko paralajmëron mërgimtarët e Kievit – ja çfarë iu thotë

Evropë

Klitschko paralajmëron mërgimtarët e Kievit – ja çfarë iu thotë

Nga: M.H. Më: 17 prill 2022 Në ora: 00:31
Vitali Klitschko

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka lëshuar një mesazh pa kompromis për ukrainasit që janë larguar nga qyteti javët e fundit tani nuk është koha për të menduar për kthimin në shtëpitë e tyre.

Disa banorë janë kthyer në shtëpi ditët e fundit pas dy javësh qetësie relative në kryeqytet, por Klitschko vuri në dukje se kishte pasur një sulm me mortaja në lagjen Darnytskyi gjatë natës, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Dhe kjo erdhi pas sulmit rus të së premtes në një fabrikë që prodhonte raketa lundrimi kundër anijeve Neptun, si ato që goditën anijen luftarake ruse Moskva.

Klitschko, ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, tha se banorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme dhe gjithashtu rrezikut të minave tokësore në pjesët veriore të qytetit.

Dhe ai shtoi në kanalin e tij zyrtar Telegram: "Ata kievianë që u larguan më herët dhe tashmë do të kthehen në kryeqytet, ju kërkoj të përmbaheni nga kjo dhe të qëndroni në vende më të sigurta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat