Të paktën 5 viktima e 13 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

Evropë

Të paktën 5 viktima e 13 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:49
Kharkiv

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve në qytetin e Kharkiv-it.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.

“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e goditura,” raporton transmetuesi publik ukrainas Suspilne.

Kharkivi, i cili ndodhet në verilindje të Ukrainës, është ndër zonat që është përballur pothuajse vazhdimisht me predha gjatë rrjedhës së luftës.

Një numër i madh stacionesh metroje janë kthyer në strehimore në qytet, ndërsa disa banorë tashmë jetojnë nën tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat