Forcat ruse do të mbyllin hyrjen dhe daljen në Mariupol

Evropë

Forcat ruse do të mbyllin hyrjen dhe daljen në Mariupol

Nga: M.H. Më: 18 prill 2022 Në ora: 00:36
Një pamje e dëmtimit në qytetin ukrainas të Mariupolit nën kontrollin e ushtrisë ruse dhe separatistëve pro-rusë, më 17 prill.

Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit tha se forcat ruse kanë njoftuar se qyteti i rrethuar do të mbyllet për hyrje dhe dalje të hënën.

Petro Andriushchenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë, tha në Telegram të dielën forcat ruse kishin filluar lëshimin e lejeve për lëvizje brenda qytetit të rrethuar, duke postuar një foto që supozohet se tregon banorët të rreshtuar për kalimet, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Qindra qytetarë duhet të qëndrojnë në radhë për të marrë një leje, pa të cilën do të jetë e pamundur jo vetëm lëvizja mes rretheve të qytetit, por edhe daljet në rrugë nga java e ardhshme”, tha ai.

Në një deklaratë të veçantë të shtunën, Andriushchenko tha se forcat ruse njoftuan se qyteti do të "mbyllet për hyrje/dalje për të gjithë nga e hëna, por do të ketë gjithashtu një ndalim të lëvizjes nëpër rrethe për një javë".

Andriushchenko shtoi, sipas informacionit të marrë nga brenda qytetit, burrat në qytet do t'i nënshtrohen kontrolles nga forcat ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat