Rreth 40 mijë civilë të dëbuar nga Mariupoli

Evropë

Rreth 40 mijë civilë të dëbuar nga Mariupoli

Më: 19 prill 2022 Në ora: 06:19
Një nënë dhe një vajzë ukrainase presin të kalojnë kufirin

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se rreth 40 mijë civilë nga qyteti ishin “deportuar me forcë” në Rusi ose në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

Duke folur në televizionin ukrainas, Vadym Boichenko tha se numrat ishin “verifikuar përmes regjistrit komunal”.

Nuk ishte e mundur të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur shifrat dhe Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët, shkruan BBC.

Më shumë se 400 mijë njerëz jetonin në Mariupol përpara pushtimit, dhe të paktën 140 mijë arritën të arratiseshin nga qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat