Britania ndihmon sërish Ukrainën, ja çfarë armësh do t’i dërgojë

Evropë

Britania ndihmon sërish Ukrainën, ja çfarë armësh do t’i dërgojë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:25
Britania do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë mjete të blinduara kundërajrore në Ukrainë për të ndihmuar forcat e Kievit në mes të tensioneve të shtuara në lindje të vendit.

Automjetet Stormer janë të afta të lëshojnë raketa anti-ajrore Starstreak.

Ato mund të përdoren për të shënjestruar aeroplanë dhe helikopterë.

Boris Johnson pritet të bisedojë me aleatët, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, të hënën për të diskutuar mbështetjen perëndimore për Ukrainën pasi Rusia rriti përpjekjet për të kapur rajonin e Donbasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat