Planifikohet evakuimi i 6 mijë njerëzve nga Mariupol

Evropë

Planifikohet evakuimi i 6 mijë njerëzve nga Mariupol

Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Më shumë detaje për një marrëveshje paraprake rreth korridorit humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga Mariupol.

Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë në qytetin e rrethuar të mërkurën për të evakuuar rreth 6,000 gra, fëmijë dhe të moshuar, tha kryebashkiaku i qytetit në televizionin kombëtar.

Vadym Boichenko thotë se shpreson që një marrëveshje paraprake me Rusinë për krijimin e një korridori të sigurt do të konfirmohet dhe respektohet.

Rreth 100,000 civilë mbeten në Mariupol dhe dhjetëra mijëra janë vrarë në rrethimin rus të qytetit, shton ai./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat