20 mijë e 900 trupa ruse humbën jetën gjatë pushtimit

Evropë

20 mijë e 900 trupa ruse humbën jetën gjatë pushtimit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Në momentet e fundit, Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës, shkruan Sky news transmeton "Bota sot".

Ajo pretendon se 20 mijë 900 trupa ruse janë vrarë që nga 24 shkurti dhe 2,087 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ushtria ruse po hedh gjithçka që kishte në betejë.

"Ata kanë përdorur të gjithë arsenalin luftarak kundër Ukrainës," tha ai në video-fjalimine tij të mbrëmjes drejtuar kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat