Sulmohet me thikë një prift në Francë

Evropë

Sulmohet me thikë një prift në Francë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka sulmuar me thikë një prift në një kishë në qytetin e Nicës në Francë.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka thënë në Twiter se jeta e priftit nuk është në rrezik dhe se policia ka arrestuar sulmuesin.

Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i qytetit të Nicës, Christian Estrosi, ka thënë se sulmuesi nuk ka pasur histori të kriminalitetit dhe ka blerë thikën disa ditë më herët.

Mediat lokale kanë thënë se sulmuesi është 31-vjeçar dhe nuk ka dyshime për lidhje terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat