Kërcënimi për një masakër në shkollë, ngrihet në këmbë policia

Evropë

Kërcënimi për një masakër në shkollë, ngrihet në këmbë policia

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:20
Ulqin

Kërcënimi i publikuar në rrjetet sociale se do të përgatitet një sulm i dhunshëm në një shkollë në Ulqin, ka ngritur në këmbë policinë e Malit të Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se policia e Ulqinit prej ditës së djeshme është ngritur në këmbë në kërkim të  të kërcënuesit anonim, ku theksohej se do të  përgatitej masakër në shkollën fillore “Marshal Tito”.

Ndër të tjera thuhet se Europol ka njoftuar kolegët e tij nga Mali i Zi se kërcënimi është publikuar në internet.

Sipas informacioneve jozyrtare, shërbimet ndërkombëtare të sigurisë nuk kanë pasur të dhëna për identitetin e personit që ka bërë të ditur kërcënimet dje, ndërsa kreu i policisë së Ulqinit, Arben Tagani, ka thënë se po kontrollojnë rastin dhe po e mbajnë gjithçka “nën kontroll”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat