​Poloni: Katër të vdekur nga shpërthimi në minierë

Evropë

​Poloni: Katër të vdekur nga shpërthimi në minierë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Katër minatorë kanë humbur jetën në një shpërthim në një minierë qymyri në Poloninë jugore të shtunën, dhe shpëtimtarët ende po përpiqen të arrijnë gjashtë minatorët e kapur që mbetën nën tokë, njoftoi sot pronari i minierës, JSV.

“Mjeku konfirmoi vdekjen e dy minatorëve të tjerë. Bilanci tragjik i tërmetit të djeshëm me energji të lartë në minierë është rritur në katër”, tha JSV në një deklaratë.

Kompania JSV, e cila menaxhon minierën, njoftoi dje se në minierën Borinja-Zofjovka ndodheshin 52 minatorë, se 42 prej tyre arritën të largohen dhe se ekipet e shpëtimit janë në kërkim të 10 minatorëve të zhdukur.

Më herët gjatë ditës së sotme, kompania JSV përmes një komunikate tha se pas shumë orësh, ekipet e shpëtimit arritën deri në orët e vona të së shtunës te katër minatorë, por se ata nuk kanë dhënë shenja jete.

"Kushtet na lejojnë të vazhdojmë kërkimin për gjashtë kolegët tanë," u tha gazetarëve drejtori ekzekutiv i JSV Tomas Cudni.

Ky është aksidenti i dytë brenda një jave në një minierë qymyri në pronësi të JSV.

Të mërkurën e kaluar, pesë persona u vranë dhe shtatë u bllokuan në minierën e qymyrit Pniovjek në jug të Polonisë pas shpërthimit.

Kryeministri Mateusz Morawiecki, i cili vizitoi minierën të shtunën, tha se një komision i posaçëm do të "kontrollojë tërësisht" të gjitha procedurat në të dyja minierat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat