​Eksportet gjermane shënojnë rënie të ndjeshme në mars

Evropë

​Eksportet gjermane shënojnë rënie të ndjeshme në mars

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Eksportet gjermane ranë ndjeshëm në mars, treguan sot statistikat nga zyra e statistikave, duke reflektuar ndikimin e sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Eksportet gjermane ranë 3.3 për qind në mars nga shkurti kur u rritën me 6.2 për qind.

Importet u rritën me 3.4 për qind, pas rritjes prej 4.7 për qind në muajin e kaluar.

Si rezultat, suficiti tregtar i Gjermanisë me botën ra nga 11.1 miliardë euro në shkurt në vetëm 3.2 miliardë euro në mars, sipas të dhënave të Destatis të rregulluara sezonalisht.

Eksportet në Rusi ranë 62.3 për qind nga shkurti për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, masave shtesë për të kufizuar eksportet dhe sjelljes së paautorizuar nga pjesëmarrësit e tregut, sipas zyrës gjermane të statistikave.

Importet nga Rusia ranë me vetëm 2.4 për qind. Në bazë vjetore, eksportet gjermane u rritën me 8.1 për qind në mars, pothuajse dy herë më i dobët se në shkurt. Importet u rritën me 20.1 për qind, pas një rritjeje prej 25 për qind në shkurt.

Përveç humbjeve të drejtpërdrejta në të bërit biznes me Rusinë dhe Ukrainën, ekonomistët besojnë se ekonomia do të pengohet nga pengesat e furnizimit, mungesa e produkteve gjysmë të gatshme dhe një bllokim në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat