Një rajon në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Evropë

Një rajon në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:45
Vladimir Putin

Rajoni separatist i Gjeorgjisë, Osetia Jugore do të mbajë një referendum nëse do të bëhet apo jo pjesë e Rusisë, sipas një lideri lokal.

Anatoli Bibilov tha se ishte “aspirata historike” e popullit të tij për t’u bashkuar me Rusinë.

Votimi do të bëhet më 17 korrik, raporton agjencia e lajmeve Tass, shkruan Sky News.

Moska e njohu Osetinë e Jugut dhe rajonin bregdetar të Abkhazisë si të pavarur pas një lufte me Gjeorgjinë në vitin 2008.

Ajo ka ofruar mbështetje të gjerë financiare, ka ofruar shtetësinë ruse për popullsinë e tyre dhe ka vendosur mijëra trupa atje.

Osetia e Jugut, ishte pika qendrore e luftës Rusi-Gjeorgji të vitit 2008, raporton The Guardian.

Rajonet separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, kanë shprehur gjithashtu interes për t’u bashkuar me Rusinë.

Ofensiva e plotë në Ukrainë ka shkaktuar një shpërthim solidariteti në Gjeorgji. Gjeorgjia ka denoncuar më parë si “të papranueshme” planet e Osetisë së Jugut për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë.

Në gusht 2008, Rusia nisi një sulm kundër Gjeorgjisë, e cila po luftonte me milicinë pro-ruse në Osetinë e Jugut, pasi ata bombarduan fshatrat gjeorgjiane.

Luftimet përfunduan pesë ditë më vonë me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por mori më shumë se 700 jetë dhe shpërngulën dhjetëra mijëra gjeorgjianë etnikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat