Mali i Zi konfiskon duhan në vlerë prej miliona eurosh

Evropë

Mali i Zi konfiskon duhan në vlerë prej miliona eurosh

Më: 14 maj 2022 Në ora: 15:01
Porti i Tivarit në Mal të Zi. Fotografi nga arkivi.

Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, teksa më 14 maj u krye një aksion në këtë port, duke u konfiskuar rreth 145,000 pako cigaresh.

Vlera e cigareve të sekuestruara vlerësohet se është dhjetëra-milionë euro.

“Kjo kurrë nuk ka qenë punë shtetërore, por një mashtrim i madh që është bërë. Sot ne po e përfundojmë këtë proces. Procesi i transportit do të fillojë dhe do të marrë kohë disa ditë. Siç kemi premtuar, ne do të luftojmë të gjitha llojet e krimeve dhe mafian”, tha Abazoviq.

Abazoviq, ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ai i brendshëm, Filip Azhiq, ministri pa portofol, Zoran Millaniq dhe drejtori i Doganava, Rade Millosheviq, morën pjesë në këtë aksion.

Vendimet për të ndaluar magazinimin e duhanit në Portin e Tivarit ishin ndërmarr në qershor dhe dhjetor të vitit të kaluar nga Qeveria paraprake e Zdravko Krivokapiq, dhe pronarëve të cigareve iu ishte dhënë afat që t’i largojnë ato nga depotë në këtë port.

Pasi afati për eksportin e produkteve të duhanit skadoi para disa muajsh, Dogana e Malit të Zi urdhëroi autoritetet në portin e Tivarit që të konfiskojnë produktet e duhanit që gjendeshin në depo.

Abazoviq tha se qëllimi i këtij aksioni ishte që të krijohej një infrastrukturë ligjore, të shiteshin cigaret dhe të mbushej arka e shtetit nga tatimet./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat