​COVID-19, Austria heq të gjitha masat kufizuese

Evropë

​COVID-19, Austria heq të gjitha masat kufizuese

Më: 14 maj 2022 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Zyrtarët austriakë nuk do t’u kërkojnë më shtetasve që hyjnë në vend të tregojnë dëshmi të vaksinimit kundër Covid-19 ose shërimit e tyre nga virusi, pas një ndryshimi të rregulloreve që do të hyjë në fuqi të hënën.

“Gjithashtu, udhëtarët nuk do të duhet të paraqesin më një test negativ për Covid-19”, sipas rregullores së përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Teorikisht, individët që hyjnë në vend nga vende të klasifikuara si zona të prekura nga virusi do t’u nënshtrohen kushteve.

Por lista e vendeve ku zbatohen ato rregulla është aktualisht bosh. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat