​Andersson: Suedia mund të jetë e cenueshme nëse nuk i bashkohet NATO-s

Evropë

​Andersson: Suedia mund të jetë e cenueshme nëse nuk i bashkohet NATO-s

Më: 15 maj 2022 Në ora: 20:51
Magdalena Andersson

Kryeministrja Magdalena Andersson ka thënë se nëse Suedia do të ishte i vetmi vend në rajonin e Baltikut që nuk ishte në NATO, do të ishte në një pozitë shumë të cenueshme.

Ajo tha se bashkimi me Aleancën është më i miri për sigurinë e Suedisë, por se vendi do të ishte në rrezik gjatë procesit të aplikimit.

Andersson do të shkojë nesër në parlament për të siguruar mbështetje më të gjerë për një aplikim.

Ajo shpreson të sinkronizojë aplikacionin e Suedisë me atë të Finlandës, raporton Sky News.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat