Një i vdekur dhe 43 të lënduar nga tornadoja në Gjermani

Evropë

Një i vdekur dhe 43 të lënduar nga tornadoja në Gjermani

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:55
Pamje nga Gjermania

Një tornado pasi goditi disa qytete në Gjermaninë Perëndimore, la një person të vdekur dhe 43 të tjerë të plagosur, bëri të ditur të shtunën policia gjermane, raporton BBC.

Oficerët nga qyteti Paderborn thanë se tornadoja ka hequr çatitë dhe mbeturinat u shpërndanë me kilometra të tërë.

Ata gjithashtu njoftuan se 10 persona kanë pësuar lëndime të rënda, teksa jeta e një gruaje është në rrezik. Ndërsa, një burrë 38-vjeçar vdiq pas një goditje elektrike në një bodrum të përmbytur.

Policia postoi imazhe që tregonin pemë të ndara përgjysmë dhe çati të zhveshura nga pllakat.

“Llamarina, izolimi dhe materiale të tjera u hodhën me kilometra larg. Çatitë e panumërta janë të mbuluara ose të dëmtuara rëndë. Shumë pemë ende shtrihen mbi makina të shkatërruara,” tha policia në Paderborn, e cila ka një popullsi prej rreth 150,000 banorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat