​BE pezullon përkohësisht tarifat për produktet ukrainase

Evropë

​BE pezullon përkohësisht tarifat për produktet ukrainase

Më: 24 maj 2022 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili përfaqëson 27 shtete anëtare, miratoi heqjen e detyrimeve doganore për importin e mallrave nga Ukraina për një vit, në mënyrë që të ndihmojë ekonominë e atij vendi për shkak të pushtimit rus.

Masa e propozuar nga Komisioni Evropian më 27 prill, u miratua nga Parlamenti Evropian më 19 maj.

Vendimi tani është konfirmuar dhe do të hyjë në fuqi një ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, shtoi Këshilli në një deklaratë.

“Heqja e taksave doganore do të lehtësojë tregtinë me Ukrainën pas agresionit (rus) dhe do të ndihmojë ekonominë e saj", tha nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis në një konferencë për shtyp.

Tregtia midis BE-së dhe Ukrainës arriti në 52 miliardë euro vitin e kaluar, sipas organit ekzekutiv evropian.

Prodhimi i brendshëm bruto i Ukrainës pritet të shënojë rënie 35 për qind këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat