​Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës në Turqi për konsultime

Evropë

​Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës në Turqi për konsultime

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:21
Ilustrim

​Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës në Turqi për konsultime.

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se delegacionet e Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë sot Turqinë për konsultime lidhur me aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.

Sipas njoftimit të ministrisë, delegacionet suedeze dhe finlandeze të kryesuara nga sekretari i Shtetit i Zyrës së Kryeministrisë së Suedisë, Oscar Stenstrom dhe nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara, do të vizitojnë sot Ankaranë, raporton atsh.

Delegacioni turk i kryesuar nga zëdhënësi presidencial, ambasadori Ibrahim Kalin dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Onal dhe delegacionet e kryesuara nga Stenstrom dhe Salovaara do të zhvillojnë konsultime lidhur me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat