Konfirmohen 11 raste të reja me linë e majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar

Evropë

Konfirmohen 11 raste të reja me linë e majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me linë e majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar, derisa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 190.

Mjekët kanë thënë se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por britanikëve u është kërkuar që të jenë të kujdesshëm.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) aktualisht po kontakton me personat që konsiderohen si kontakte me rrezik të lartë të rasteve të konfirmuara, shkruan The Sun.

Atyre që janë vlerësuar se mund të ketë rrezik, u është të izolohen për 21 ditë në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.

Ndryshe, nga 190 raste, katër janë konfirmuar në Skoci, dy në Irlandën e Veriut dhe një në Uells.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat