Ngrohja globale po i bën Alpet e bardha në jeshile, zbulon studimi

Evropë

Ngrohja globale po i bën Alpet e bardha në jeshile, zbulon studimi

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:39
Alpet

Sipas një studimi të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë, ndikimi i ngrohjes globale në Alpe vërehet dukshëm nga hapësira, pasi malet e bardha po kolonizohen gjithnjë e më shumë nga bimët e gjelbra.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zonat me bimësi aty ku nuk rriten pemët në Alpe janë rritur me 77 për qind që nga viti 1984, thotë studimi.

Derisa largimi i akullnajave ka simbolizuar shpejtësinë e ngrohjes globale në rajonin e Alpeve, studiuesit e përshkruan rritjen e biomasës bimore si një ndryshim “absolutisht masiv”.

Rritjet e temperaturave dhe të reshjeve po zgjasin sezonin rritjes, pasi bimët po kolonizojnë zona të reja dhe po bëhen më të dendura dhe më të larta.

Mbulesa e borës po zvogëlohet dhe shkencëtarët thanë se humbjet prej më pak se 10 për qind të mbulesës së borës në zonën pa pemë ishin ende të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat