​Boris Johnson i mbijeton votimit të mosbesimit

Evropë

​Boris Johnson i mbijeton votimit të mosbesimit

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 22:31
Boris Johnson

Përfaqësuesit e Partisë Konservatore Britanike kanë votuar në favor të liderit të tyre Boris Johnson, i cili nëse do të humbej do të pushonte së qeni kryeministër.

Deputetët votuan ndërmjet orës 19:00 dhe 21:00 sipas kohës sonë. Johnson fitoi besimin e kolegëve të partisë së tij.

Johnson u mbështet nga 211 deputetë, ndërsa kundër tij ishin 148 deputetë.

Boris Johnson mori 58.8% të mbështetjes së Partisë Konservatore dhe 41.2% ishin kundër udhëheqjes aktuale. Të gjithë deputetët konservatorë votuan.

Ky rezultat është më i ulët se 63% që mori Theresa May gjatë sfidës së saj të lidershipit në vitin 2018, thekson BBC.

Johnson, kryeministër që nga viti 2019, është nën presion në rritje pas raportimeve për festime alkoolike nga kryesia politike në një kohë kur pjesa tjetër e vendit ishte nën masat shtrënguese të vendosura për pandeminë COVID-19.

Një numër konservatorësh kanë shprehur shqetësimin nëse 57-vjeçari Johnson ka humbur autoritetin për të drejtuar vendin pasi kërcënohet nga recesioni, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve dhe grevat në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat