Serbët thonë se vizita e kancelarit gjerman në Serbi është me rëndësi

Evropë

Serbët thonë se vizita e kancelarit gjerman në Serbi është me rëndësi

Nga: F. B. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:27
Nemanja Staroviç

Sekretari shtetëror në ministrin e jashtme Nemanja Staroviç deklaroi se vizita e kancelarit Sholc është me rëndësi të posaçme për Serbinë, ndërkohë që ndër tema kryesore do jetë ekonomia, por edhe tema e madhe politike siç është Kosova edhe situata e lufta në Ukrainë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Vizita e Sholc nuk është e gjatë, por përmbajtjesore dhe takimi kryesor do të jetë Sholc-Vuçiq. Pas Beogradit sipas Staroviç, kancelari Sholc do qëndrojë edhe në Prishtinë, ndërsa pastaj shkon në Selanik, ku përsëri do ketë takim me Vuçiq e Selakoviç.

Dihet se tema bosht do jenë bashkëpunimi ekonomik dhe ekonomia, aq më parë që gjermania është partneri kryesor i jashtëm tregtar, andaj është logjik që edhe bashkëpunimi politik është me rëndësi të madhe, shtoi ai.

“Besoj se disa nga investimet e ardhshme do jenë temë e bisedës mes Sholc edhe Vuçiq, por pa anashkaluar temat e mëdha politike” tha Statoviç.

Tema kryesore rreth të cilës ka mospajtime është çështja e Kosovës.”Po shpresoj dhe jam optimist se do gjejmë një emërues të përbashkët, së paku si ai me Merkel, që ka të bëjë me nevojën për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan, përkundër vizioneve të ndryshme politike”, tha ai.

Staroviç nënvizoi se beson se një lloj të tillë konsensusi do vendoset me kancelarin Sholc dhe kjo do jetë një nga temat e bisedës.

Ai shtoi se zyrtarët e vendeve të ndryshme evropiane që vijnë zakonisht potencojnë pritjet që Serbia të harmonizoj politikën e saj të jashtme me atë të Be-së, që praktikisht duhet të i bashkohemi planit për sanksione që ka vendos BE ndaj Rusisë.

Staroviç theksoi se qëndrimi i Serbisë është i qartë edhe parimor dhe i definuar në përfundimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të miratuara pas fillimit të konfliktit të armatosur  në Ukrainë. Serbia nga ato përfundime nuk heq dorë sepse definojnë sistemin koordinativ brenda të cilit merren vendime të politikës së jashtme në baza ditore.

Sipas tij, nëse këto parime e vendime lihen anash, vendosja e sanksioneve Rusisë do i sjell shumë më shumë dëme Serbisë dhe partnerëve rus. Andaj ai beson se ky argument do të merret parasysh dhe do të jetë i kuptueshëm edhe nga kancelari Sholc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat