​Lituania bën thirrje për pavarësi nga energjia ruse

Evropë

​Lituania bën thirrje për pavarësi nga energjia ruse

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 22:57
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka bërë thirrje për shkëputjen përfundimtare të Evropës nga burimet energjetike ruse në kuadër të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Pavarësia nga energjia ruse duhet të bëhet një objektiv strategjik për Bashkimin Evropian”, tha Nauseda pas një takimi me komisionarin e BE-së për Energjinë, Kadri Simson në Vilnius.

“Ne nuk duhet t’i lëmë hapësirë një agresori që të përdorë energjinë si mjet për manipulim politik”, tha Nauseda.

Lituania ka ndaluar plotësisht importet e energjisë ruse rreth tre javë më parë. Megjithatë, ashtu si shtetet e tjera baltike, Estonia dhe Letonia janë ende pjesë e një rrjeti të përbashkët të sinkronizuar të energjisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, i ashtuquajtur sistemi “BRELL” që daton që nga epoka sovjetike.

Kjo do të thotë se shtetet baltike janë praktikisht të lidhura me rrjetin e dy vendeve fqinje në lindje, gjë që konsiderohet si një rrezik sigurie në Talin, Rigë dhe Vilnius.

Sipas Nauseda, Lituania dëshiron ta arrijë këtë qëllim përpara afatit dhe më shpejt sesa ishte planifikuar.

“Për këtë, është shumë e rëndësishme mbështetja politike, teknike dhe financiare e Komisionit Evropian”, tha ai.

“Lidhja me rrjetin elektrik evropian sa më shpejt të jetë e mundur do të mundësojë rritjen e sigurisë energjetike të shteteve baltike dhe të BE-së, në tërësi”, theksoi Nauseda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat