​Holanda aktivizon fazën e planit të krizës energjetike

Evropë

​Holanda aktivizon fazën e planit të krizës energjetike

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Holanda njoftoi sot se do të aktivizojë fazën e planit të krizës energjetike të quajtur "paralajmërim i hershëm" dhe do të heqë kufizimin e prodhimit në termocentralet me qymyr, në përpjekje që të reduktojë varësinë nga gazi rus në mesin e luftës në Ukrainë.

Holanda, e cila importonte 15 për qind të gazit nga Rusia, tashmë po blen LNG (gaz natyror i lëngshëm) dhe po redukton konsumin e gazit, por mund të përballet me mungesë këtë dimër.

"Me këto masa, më pak para do t'i vijnë Putinit," tha ministri holandez i Energjisë Rob Jeten.

Faza e "paralajmërimit të hershëm" të planit trefazor të vendit paralajmëron përdoruesit, rregullatorët dhe qeveritë për kërcënimin specifik të mungesës së gazit.

Holanda pritet të kursejë dy miliardë metra kub gaz në vit duke hequr kufizimet në prodhimin e energjisë me qymyr.

Vendi ka kufizuar tashmë prodhimin në 35% të kapacitetit në termocentralet e tij me qymyr, në mënyrë që të reduktojë emetimet e dyoksidit të karbonit.

Qeveria holandeze ka njoftuar gjithashtu planet për të prodhuar 2.8 miliardë metra kub gaz nga fusha e gazit Groningen deri në tetor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat