Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Kroaci

Evropë

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Kroaci

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 00:11
Ilustrim

Në Kroaci është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunit, ka mësuar televizioni publik kroat.

Dyshimi për sëmundjen është konfirmuar gjatë mbrëmjes pas testimeve të kryera tek pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai është një burrë që ka jetuar në Itali dhe Spanjë, shkruan index.hr.

Pacienti ka një formë të lehtë të lisë së majmunit dhe nuk është shtruar në spital, por është në izolim në shtëpi.

Kujtojmë se javën e kaluar në Serbi është konfirmuar rasti i parë i infektimit me linë e majmunit.

Ndryshe, disa raste të dyshuara me linë e majmunit ishin raportuar edhe në Kosovë, por që pas kryerjes së testimeve nuk kanë rezultuar të infektuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat