​Revoltë në Slloveni për karburantet, vendimi për çmimet ndryshon

Evropë

​Revoltë në Slloveni për karburantet, vendimi për çmimet ndryshon

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Çmimi i naftës, i cili shitet me 1,895 euro për litër, është ulur në shumicën e pikave të benzinës përgjatë autostradave në Slloveni që nga e premtja, pasi qeveria hoqi dorë nga disa taksa për atë karburant.

Sipas mediave, distributorët e tjerë do të përshtaten me këtë çmim të reduktuar në ditët në vijim.

Është një masë e përkohshme e qeverisë që, maksimumi për dy muaj, ka hequr dy taksa për atë karburant, kontributin për eficiencën e energjisë dhe për burimet e rinovueshme të energjisë.

Qeveria e miratoi masën pasi vendimi i saj i mëparshëm për liberalizimin e plotë të çmimeve të derivateve të naftës në stacionet e autostradave shkaktoi pakënaqësi të madhe, veçanërisht në mesin e transportuesve, dhe çoi në mungesa të herëpashershme të karburantit në pikat e karburanteve jashtë autostradave, ku çmimi i të gjitha karburanteve mbeti i rregulluar dhe më i ulët.

Çmimi i ri i reduktuar i naftës në pompat e autostradës vlen për të gjitha automjetet, jo vetëm për transportuesit apo konsumatorët vendas.

Qeveria e Robert Golob u bëri thirrje të gjithë shpërndarësve të karburanteve që të rregullojnë vetë marzhet e tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në uljen e çmimeve, ndërsa në të kundërt njoftoi se do të rishikojnë vendosjen e çmimeve maksimale për disa karburante.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat